Daçiq: Tribunali i Hagës nuk dëshiroj pajtim por vetëm fajësinë e serbëve

Aktuale November 22, 2017 - 21:08

Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, Tribunali i Hagës nuk synoj të arrinte pajtimin, por provoj të dëshmojë se të vetmit fajtorë në luftën e mëparshme në territorin e ish-Jugosllavisë, janë serbët.

Daçiq përderisa gjendet në Buenos Aires, ka komentuar edhe verdiktin e Gjykatës, ku sot dënoi Ratko Mlladiçin, me burgim të përjetshëm.

“Tribunali i Hagës përfundon ekzistencën e saj në të njëjtën mënyrë që gjatë gjithë kohës, ka dëshmuar se nuk ka për qëllim që të arrihet pajtimi i ndërsjellë, por që të aprovojë dhe të tregojë se serbët ishin fajtorë dhe se ata janë të vetmit fajtorë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Sipas tij në Serbi duhet pranuar gabimet që kanë qenë në të kaluarën, por kjo nuk duhet të lejojë që këto gjëra të përdoren si akuzë kundër një kombi.

“Ajo që është e rëndësishme është se ne duhet të gjithë së bashku të shikojmë të ardhmen dhe të shohim nëse është e mundur që të funksionojmë për 20 vjet së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, duke shkuar në qarqet ku akuzohet njëri-tjetrit, kur të gjithë jemi pak a shumë fajtor”,ka thënë Daçiq.