Lideri i opozitës serbe: S’e njoh Tribunalin e Hagës, Mlladiq është hero

Aktuale November 22, 2017 - 13:06

Lideri i Lëvizjes Opozitare në Serbi, Dveri Bosko Obranoviq ka thënë se hedh poshtë të gjitha vendimet e Tribunalit të Hagës, për rastin e ish gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.

Ai ka thënë se vendimi për dënim të përjetshëm është i jashtëligjshëm, të padrejtë dhe anti serb dhe se Mlladiqin e ka quajtur hero, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Obranoviq ka thënë se dënimi i përjetshëm ishte kulminacioni antiserb i Gjykatës së Hagës, duke shtuar se ai nuk e njeh këtë gjykatë si të tilla.