'Demokracia studentore': Gjykata e Apelit me vendimin për Kishën, ka bërë të ligjshme krimet që ka kryer Serbia në Kosovë

Aktuale November 22, 2017 - 11:29

Organizata ‘Demokracia Studentore’ ka prezantuar dëshmitë e vendosjes me dhunë të Kishës Ortodokse në hapësirat e UP-së.

Mexhid Ramusa kryetar i ‘Demokracisë Studentore’ tha se nuk do të lejojnë që kjo tokë ti mbetet objektit i cili siç thonë ata është ndërtuar me dhunë nga regjimi serb dhe si i tillë duhet ti takohë UP-së.

‘Kundërshtojmë vendimin e gjykatës së apelit pasi qe ne po ia dëshmojmë se si u ndërtua kjo kishë dhe nga kush.  Gjykata me këtë vendim e benë të ligjshme dhunën dhe të gjitha krimet që ka kryer Serbia në Kosovë’, tha Ramusa.

Në këtë dëshmi që ‘Demokracia Studentore’ ka shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit.

‘Ky objekt simbolizon regjimin e Milloshvicit dhe planet e tij për spastrim etnik në Kosovë’, është mbishkrimi i vendosur në Pankartën me fotografitë e Kishës.

Image

Demokracia Studentore këtë pankartë donë ta vendosin tek rektorati por që janë të penguar nga Policia e Kosovës të cilët nuk po i lejojnë të hynë brenda.

Ramusa pas kësaj tha së ne do të kërkojmë edhe të shkarkohet rektori i UP-së

Image

Image