Nuk u paraqit në Gjykatë po shikoni çfarë thotë tani Haxhiu për kryeministrin Haradinaj

Aktuale November 22, 2017 - 10:54

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila nuk është paraqitur sot  para Gjykatës për rastin e hedhjes së gazit në Kuvend.

Por përmes një statusi  në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës kanë qenë veprime politike dhe se “falë atyre veprimeve është ndalur, sipas saj, bosnjëzimi i Kosovës.

Por Haxhiu ka pasur edhe disa fjalë për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, që në atë kohë ishte bashkë me opozitën në kundërshtimin e fuqishëm të Demarkacionit me Malin e Zi.

Më poshtë statusi i plotë i Albulena Haxhiut:

Veprimet e gazit lotesjelles ne Kuvendin e Republikes kane qene veprime politike dhe ne ate kohe i kemi nderrmare bashke me opoziten e asaj kohe, AAK dhe Nismen. Falë atyre veprimeve, ne kemi arritur ta ndalojme bosnjezimin e Kosoves dhe faljen e territorit!

Ne ate kohe, kur gjykatat e kapura leshonin fletearreste dhe benin perndjekje politike, kunder kesaj reagonte edhe Ramush Haradinaj por edhe Fatmir Limaj!

Sot, nga frika e humbjes se karriges, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, nuk flet per persekutimin e deputeteve! O sa e turpshme dhe e gerditshme!