Daçiq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën për të hyrë në BE

Aktuale November 22, 2017 - 09:12

Anëtarësimi i plotë në BE është një prioritet i politikës së jashtme absolute për Serbinë, por Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës për shkak të hyrjes në BE.

Kështu tha në Buenos Aires, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Ai theksoi se për Serbinë është me rëndësi të veçantë mbështetja që Argjentina i jep asaj në përpjekjet e saj për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, transmeton Klan Kosova.