Tahiri: Jemi partia më e madhe me numrin e asamblistëve

Aktuale November 21, 2017 - 23:50

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) njëherësh ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK është partia më e madhe, sa i përket numrit të asamblistëve në kuvendet komunale.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se beson se pas rinumërimit të votave me kusht, këtë komunë do ta fitojë kandidati i PDK-së, për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj.

“Raundi i parë tregon forcën e secilës parti. Në raundin e parë votat me kusht, kanë qenë favorizuese për ne. Nëse është ai trend sikurse në raundin e parë, ne do të fitojmë. Dallimi  në raundin e parë, ka qenë gati 5,000 vota, e cila gjë ka krijuar komoditet të tepruar te strukturat tona, se fitorja është e sigurt. Vazhdoj të besoj se votat me kusht, do ta nxjerrin Totajn fitues në Prizren”, ka shtuar Tahiri.

Ai më tutje ka theksuar se të gjitha partitë janë bërë bashkë kundër partisë së parë, gjë e cila është normale, sepse askush nuk bashkohet për ta mposhtur të dytin ose të tretin.