Haradinaj flet për zëvendësministrat dhe Ligjin për Qeverinë

Aktuale November 21, 2017 - 23:26

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se numri i madh i zëvendësministrave në kabinetin e tij mund të ndikojë për të mirë, pasi secili mund të marrë përgjegjësi për dimensione të ndryshme të dikasterit.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova ai ka folur edhe për disiplinën në punë të cilën e ka kërkuar nga të gjithë, nisur nga stafi i tij i afërt, duke nënvizuar se këtë tempo do ta mbajë deri në ditën e fundit të mandatitë të tij qeverisës.

“Ka plot raste kur zëvendësministrave mund t’u jepet përgjegjësi e ndryshme. Mendoj që është mirë që të kemi përkrahje nga partitë e koalicionit, por edhe ato në opozitë, që të kalohet një ligj që e kornizon qeverinë”.

“Kemi pasur raste që na janë raportuar, por edhe kam vërejtur vullnet të atyre që janë në institucione që të punojnë. Është mirë që të raportohen këto raste, sepse kur njëri e lëshon punën, tjetrit i bie që ta kryejë punën për dy veta”.

“Ka ndryshim të madh, por unë nuk kam dashur që t’i bëj fort publike punët, vendimet dhe gjërat tjera. Por gjërat po lëvizin përparpa. Dhe do të vazhdohet me këtë ritëm deri në ditën e fundit të mandtit tim si kryeministër”.