Thaçi takon homologen kanadeze, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Aktuale November 21, 2017 - 20:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron këto ditë në Kanada në kuadër të një vizite zyrtare, ka takuar sot Guvernatoren e Përgjithshme të këtij shteti.

"Pata kënaqësinë të takoj Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, kreun e shtetit dhe homologen time, të nderuarën Julie Payette, me të cilën bisedova për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë", ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

"Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës për të tejkaluar luftën dhe për të ndërtuar paqen në Kosovë dhe në rajon", thuhet në shkrimin e Thaçit.

"Paqja, dialogu, bashkëjetesa janë vlerat, parimet, aspiratat që ndajmë Kanadaja dhe ne. HTH", ka shkruar Presidenti kosovar.

Image