Haskuka: PDK-ja po synon ta ndërrojë rezultatin në Prizren

Aktuale November 21, 2017 - 14:59

Mytaher Haskuka, i cili doli i fitues në Prizren sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka thënë se PDK-ja po pretendon që ta ndërrojë rezultatin në Prizren, raporton zëri.info 

"Sot kemi thirrur këtë konferencë për shkak të një ankese që është dërguar ku kërkohet rinumërimi nga PDK-ja, e cila është një manipulim, për ta ndryshuar vullnetin e qytetarëve", deklaroi Haskuka. 

Ai më tej, i bëri thirrje PZAP-it që të mos bie pre e këtyre manipulimeve. 

"Ankesat e tilla edhe me vërejtjet  nuk janë pranuar nga PZAP, presim qe edhe kjo të mos pranohet. Nuk ka kurrfarë dëshmie se ka ndodhur ajo që është paraqitur", shtoi ai./Zeri