VV tregon nëse kanë bartë votuesit në ditën e zgjedhjeve

Aktuale November 21, 2017 - 14:09

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i pyetur nëse partia e tij ka bërë bartjen e votuesve është përgjigjur pozitivisht, duke e cilësuar këtë veprim normal. Raporton Zeri.info.

Ymeri gjithashtu ka bërë të ditur se kanë listat e atyre votuesve që nuk kanë pasur mundësi transporti, kështu që Vetëvendosje për t`i inkurajuar ata, kanë mundësuar këtë gjë. 


“Votuesit që kanë treguar se kanë nevojë për transport, ne iu kemi ofruar transport. Ne ua lehtësojmë qytetarëve votimin”, ka thënë Ymeri.

Kryetari Ymeri dhe nënkryetari Sejdiu të Lëvizjes Vetëvendosje, u pyeten gjithashtu nëse një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë, ata kanë marrë shembull misionin e OSBE-së, duke thënë se edhe ata kanë bërë bartjen e votuesve. /Zëri/