Kabineti i Vuçiqit: Serbia nuk dëshiron të bashkohet me Republikën Serbe

Aktuale November 21, 2017 - 11:48

Autoritetet në Serbi nuk duan që Republikës Serbe të bashkohet me Serbinë.

Kështu kanë thënë për ‘Danas’ nga kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Një ditë më parë, presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik deklaroi se janë të gatshëm t’i bashkohen Serbisë, ku pjesë e këtij bashkimit do të jenë Republika Serbe dhe veriu i Kosovës.

Kabineti i Vuçiq e pranon se Serbia është pengesa e vetme për shkëputjen e Republikës Serbe duke shtuar se edhe Dodik e ka përmendur këtë gjatë intervistës. Megjithatë, ai pretendon se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mbijetojë në asnjë formë.

Dodik ka shtuar, se Republika Serbe është një barrë për faktin se Serbia ka mbetur në politikën e ruajtjes së integritetit territorial.