Peterle: Nuk do të ishte mirë që Kosova të shkojë në zgjedhje

Aktuale November 21, 2017 - 11:30

Pas zgjedhjeve të fundit, Peterle theksoi se ka ardhur koha për veprim. Ai theksoi se nuk do të ishte mirë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, pasi që tha se ka dëgjuar se Kosova mund të shkoj sërish në zgjedhje, raporton "Zeri.info".

"Disa nga problemet janë disa dobësi që janë vërejtur edhe në zgjedhjet e kaluara. Duhet të theksojmë qartazi, që vlerësimet tona do të kenë kuptim vetëm nëse rekomandimet tona merren parasysh dhe implementohen. Shpresoj që së shpejti nuk do të ftohem të vëzhgoj zgjedhjet në Kosovë. Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve ka ardhur koha për veprim", tha Peterle.

LEXO EDHE: Peterle: Zgjedhjet ishin në përgjithësi të mira

Peterle bëri të ditur edhe që misioni që ai udhëheq do të qëndroj në Kosovë deri më 7 dhjetor të këtij viti, pra deri sa të shpallen rezultatet përfundimtare./ZERI