Gjuriq: Serbët në Kosovë mund të fitojnë edhe më shumë

Aktuale November 21, 2017 - 10:22

Lista Serbe është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Kosovë, thotë Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se juridiksionet nëpër komuna nuk janë të vogla dhe kjo është njëra nga arsyet pse Prishtina dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare u përpoqën t’i shkëpusin serbët, transmeton Lajmi.net.

“Serbët ishin në gjendje të kuptojnë se uniteti është i vetmi shpëtim për të ardhmen dhe mbijetesën e tyre në Kosovë. Përmes Listës Serbe dhe veprimit të përbashkët në drejtim të institucioneve të Prishtinës mund të marrim më shumë”, ka thënë Gjuriq për RTS.