Zaev sot takohet me Vuçiqin dhe Bërnabiqin

Aktuale November 21, 2017 - 09:32

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq do të zhvillojnë sot takime të ndara me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Zaev fillimisht do të pritet nga Bërnabiq në orën 9:00 të mëngjesit.

Shefi i ekzekutivit maqedonas i cili po e zhvillon vizitën e  parë zyrtare në Serbi ka thënë se të dyja vendet  do të zhvillojnë marrëdhënie të suksesshme bilaterale dhe përmes tyre do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit në rajon.

Ai për gazetën “Politika”  tha se ndihet në shtëpi në Beograd dhe se erdhi në Serbi për të përmirësuar marrëdhëniet  miqësore të të dyja vendeve dhe për të zhvilluar “bashkëpunimin në nivelin që meriton një miqësi shkeullore midis popujve të të dy vendeve”.