Kryeministri kanadez s’e pret Thaçin

Aktuale November 21, 2017 - 09:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të bëjë një paraqitje publike të mërkurën në një forum jo të zakonshëm për një kryetar shteti, gjatë vizitës që është duke zhvilluar në Kanada.

Ajo do të jetë një seancë informuese me Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Posaçme.

Por presidentin Thaçi nuk do ta presë edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, shkruan ipolitics.ca, përcjellë Klan Kosova.

Këtë e ka thënë sekretari për media nga zyra e tij, Cameron Ahmad, që ka pohuar se Thaçi do të ketë takim me Ministrin e Çështjeve Globale, Chrustia Freeland.

Në njoftimin nga komiteti thuhet se Thaçi do të përgjigjet në pyetjet për ngritjen e Kosovës nga kaosi dhe korrupsioni si dhe lufta e përgjakshme që ndodhi dy dekada më parë.