Drejtori i Doganës: Çdo vit në Kosovë hyjnë rreth 60 mijë telefona të mençur

Aktuale November 20, 2017 - 23:29

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka zbuluar numrin e telefonave të mençur që hyjnë çdo vit në vend.

Berisha ka thënë në "Puls" të KTV'së se ka treguar se diku 60 mijë telefona të mençur ose mobilë doganohen në Kosovë brenda një viti.

“Është sfidë kontrabanda me telefona, sepse janë shumë të vegjël e barten lehtë dhe kushtojnë shtrenjtë", ka thënë ai.

"Por, për t’u kontrolluar kjo fushë duhet qasje më gjithpërfshirëse edhe pse kemi kërkuar nga operatorët mos t’i aktivizojnë pa e pas taksën doganore të paguar por sipas tyre duhet ndryshuar legjislacionin”, është shprehur Berisha.