Reagon Arban Abrashi: Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri

Aktuale November 20, 2017 - 22:45

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka reaguar pas zbulimit në media se si Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar transport të votuesve në Prishtinë, në përpjekje për të siguruar sa më shumë vota për kandidatin e saj për kryetar, Shpend Ahmeti.

Abrashi ka thënë se ndaj Vetëvendosjes duhet të merren masa, pasi është zbuluar se "kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet".

Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se në fund të procesit të numërimit të votave, do të rezultojë fitues i zgjedhjeve.

"Ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri", ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Abrashit:

Të dashur qytetarë,
Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet.
Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor.

Do ta kërkojmë nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund dhe pastaj do të vendosim sesi të veprojmë. Por ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri.
Ju faleminderit shumë ë