Ky është numri i kutive që përfunduan në karantinë nga këto dy komunat të mëdha

Aktuale November 20, 2017 - 19:55

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” se janë pesë kuti nga Komuna e Prizrenit dhe një nga ajo e Prishtinës, që kanë shkuar në karantinë, shkak i mospërputhjes gjatë pranimit te materialit.

Me pasiguri, Ahmetaj ka thënë se raste të tilla mund të ketë edhe në komunat tjera, që votuan në balotazhin e 19 nëntorit.

“Prej Prishtinës është një kuti, ndërsa nga Prizreni janë 5 kuti që kanë shkuar në karantinë. Presim nëse mund të ketë edhe prej komunave tjera por nuk jam shumë i sigurt”, ka thënë Ahmetaj për Gazeta Blic.

Ndërkohë, nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu përmes një statusi në Facebook kishte thënë se asnjë nga Prishtina nuk do të shkojë në karantinë.

Në karantinë shkojnë ato kuti kur ka mospërputhje gjatë pranimit te materialit.