Engel: Çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet

Aktuale November 20, 2017 - 09:33

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili po qëndron në Kosovë, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se, çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, Demarkacioni po e mban peng Kosovën dhe se kjo gjë nuk është aspak e mirë për vendin, shkruan “Zëri”.

Image

 

“Mendoj se Demarkacioni është çështje e rëndësishme dhe është një prej çështjeve që duhet të zgjedhit. Është çështje dhe nuk është e vetmja dhe kjo duhet të zgjidhet. Është çështje e cila po e mban peng Kosovën dhe kjo nuk më pëlqen aspak dhe kjo çështje duhet të zgjidhet”, deklaroi Engel, raporton “Zeri.info”.