Haradinaj: AAK ka fituar tetë komuna, do të bashkëpunojmë me të gjithë kryetaret e komunave!

Aktuale November 19, 2017 - 22:38

Kryeministri I Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas procesit të sotëm zgjedhor.

Ai tha së këto zgjedhje deshmojnë së Kosova është demokraci, dhe se me këto zgjedhje AAK ka fitu besimin në disa komuna të Kosovës, raporton Zeri.Info

'Kemi 8-të komuna që na është dhenë besimi, uroj kolegët nga AAK, dhe të gjithë kryetart e komunave, si kryetar i Qeverisë jam i bindur se do të kemi një bashkëpunim të mire në të mirën e qytetarëve e në të mirën e vendit', tha Haradinaj.