Lëvizja Vetëvendosje fillon festën në Prishtinë

Aktuale November 19, 2017 - 21:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar të gjitha vendvotimet në Komunën e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Nga gjithsej 236 vendvotime që janë procesuar Shpend Ahmeti del të jetë fitues në Prishtinë me 41 mijë e 509 vota apo 50.15 për qind të votave.

Pra me vetëm 247 vota diferencë në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti.

Pas publikimit të këtyre rezultateve, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë në Sheshin “Skënderbe” për ta festuar fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Në krahë të Shpend Ahmetit për të festuar fitoren ishte edhe Selim Pacolli, partneri i koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image

Image

Image