Borë në Prishtinë

Aktuale November 19, 2017 - 21:38

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë orëve të mbrëmjes, në Prishtinë ka filluar të bie borë.

Sipas IHMK-së, fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të fuqizohen në orët në vazhdim duke krijuar kushte që gjatë natës dhe në orët e para të ditës së hënë të ketë reshje shiu dhe reshje të dobëta bore.

Pas kësaj situate meteorologjike temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -4 gradë Celsius.

Po sipas IHMK-së, kjo gjendje e motit do të jetë e paqëndrueshme, sepse nga dita e martë e tutje do të ketë ngritje në fushat termike dhe barike, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera deri në 12 gradë Celsius.

Image

Image

Image