Haziri: Rezultati në Gjilan do të jetë edhe më i thellë sesa i Exit Pollit

Aktuale November 19, 2017 - 19:22

Lutfi Haziri nga LDK i cili sipas Exit Pollit të Klan Kosovës, doli fitues me 65.8% tha për Klan Kosovës se fitorja e tij do të jetë edhe më e thellë, transmeton "Zeri.info".

“Besoj që do të jetë rezultat edhe më i thellë sesa ky i Exit Pollin, në bazë të të dhënave që po vinë nga terreni”, tha ai.

Sipas tij puna 4 vjecare është kthy besa dhe shpresa në Gjilan , dhe qytetarët sipas tij i kanë besuar kësaj oferte të realizimit dhe implementimit për Gjilanin, transmeton "Zeri.info".

“Prej sot janë katër vite të bardha në Gjilan , dhe kjo na ka sjell një qeverisje historike për nga rezultati qysh nga viti 2000, një mbështjetje masive e qytetarëve mu më bënë më të përgjecshëm”, tha Haziri./ZERI