Selim Pacolli tregon a është prishur koalicioni VV-AKR

Aktuale November 19, 2017 - 17:53

Asistenti i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Ardi Kika ka shpërndarë sot një lajm në të cilin thuhet se Vetëvendosje dhe AKR-ja kanë prishur koalicionin në Prishtinë. Më pas, të njëjtin lajm ai e ka fshirë nga profili i tij.

Se prishja e koalicionit mes Vetëvendosjes e AKR-së në Prishtinë është lajm i rremë, për Periskopin e ka konfirmuar edhe Selim Pacolli.

Ai ka quajtur ethe të humbjes nga kundërshtarët, raportimet e rreme për prishje të koalicionit.

“Këto janë ethe të humbjes. Këta po e ndjejnë humbjen dhe si të tillë po përhapin lajme të rreme. Bashkimi ynë me Vetëvendosjen nuk do të vazhdojë vetëm në katër vitet e ardhshme, por shumë gjatë. Nuk ka të vërtetë për prishjen e koalicionit, as që po flitet për një gjë të tillë”, tha Pacolli.