Daçiq: Britania i dërgon notë proteste Surinamit, shkak Kosova

Aktuale November 19, 2017 - 16:39

Britania i ka dërguar notë protestë Surinamit pasi ky vend tërhoqi vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai  në një konferencë shtypi foli për arsyet pse nuk duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.

Sipas tij, duhet vazhduar me realizimin e qëllimeve shtetërore, përfshirë rrugën evropiane të Serbisë, por edhe ruajtjen e shtetit dhe interesat kombëtare, transmeton Klan Kosova.