Përdorimi i telefonit në timon, vjen paralajmërimi i fortë i kreut të Policisë Rrugore

Aktuale November 19, 2017 - 14:46

Kreu i policisë rrugore ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shmangin përdorimin e telefonit celular gjatë kohës që janë duke i dhënë automjetit.

Për këtë ai ka njoftuar sot se do të shkojë në Kuvend një paketë për ndryshime në kodin rrugor ku do të parashikojë edhe ashpërsimin e masave që do të merren ndaj atyre që kapen duke përdorur telefonin në makinë.

“Përdorimi i celularit është një nga problemet kryesore, drejtuesit e mjetit e kanë në modë, s’e luftojmë dot me një gjobë apo ndëshkim 10- 15 lekë të vjetra. Eksperienca me rripin, ku trefishimi i masës ka sjellë një përdorim të dukshem në përdorimin e tij, shpresoj që edhe ashpërsimi i masave per celularin do bëjë që të ulet përdorimi i tij dhe të ulen pasojat e askidenteve rrugore nga ky përdorim”, u shpreh Tola.

Këtë lajm Tola e bëri gjatë një prononcimi për mediat në kuadër të nisjes së javës së Sigurise Rrugore ku nder te tjera beri me dije se kjo javë intensifikimi kontrollesh do t’i shërbejë edhe atyre në vijim pasi përpara janë festat e nëntorit, të fundvitit, kohe kur shumica e emigrantëve kthehen ne atdhe dhe trafiku rëndohet.