Kjo është agjenda e Haradinajt dhe Engel për nesër

Aktuale November 19, 2017 - 14:13

Kongresmeni Amerikan, Eliot Engel i cili po qëndron në Kosovë, nesër do të zhvilloj një sërë aktivitetesh.

Ai qysh në mëngjes do të bëj homazhe në ora 07:45 te pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë

Pastaj, në ora 8 Engel do të marr pjesë në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës.

Në ora 9, Haradinaj dhe Engel do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në ora 10, Haadinaj merr pjesë në konferencë për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë.

Kurse në ora 16, Haradinaj pret në takim Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit), pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.

Mediat mund të marrin pamje dhe pas takimit do të ketë konferencë për shtyp.