DvN: Deri në ora 12:00 kanë votuar mbi 10.7 përqind

Aktuale November 19, 2017 - 14:10

Në konferencën e dytë për media, Veton Muja nga DnV ka thëne se po vazhdojnë monitorimin e zgjedhje, transmeton "Zeri.info".

 Muja tha se Deri në ora 12:00 kanë votuar mbi 10.7 përqind, që është një shifër më e vogël se hera e kaluar.

Ndërsa sa i përket parregullsive ato që janë identifikuar është një nder to për ta gjetur emrin në lista, ankesat janë diku në 106 vendvotime të Kosovës.

Çështje tjetër është fotografimi i votës, në 27 vendvotime në të gjithë Kosovën dhe kjo llogaritet si votë e korruptuar, transmeton "Zeri.info".

Asistimi i votuesve në më shume se njëherë në 19 vendvotime.

Rasti i votimit jashtë kabinave është edhe kjo një parregullsi e këtyre zgjedhjeve. Zeri.info