Voton edhe Arban Abrashi

Aktuale November 19, 2017 - 12:52

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, para pak minutash ka kryer obligimin e tij qytetar, duke votuar në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Abrashi në një prononcim për media, ka ftuar gjithë qytetarët e Prishtinës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, pra të dalin të votojnë.

Ndryshe, sot po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, kun ë tërë Kosovën gjithsej 19 komuna kanë shkuar në balotazh. Pos kësaj, zgjedhjet janë organizuar edhe në komunën e Parteshit, meqë atje është duke u ripërsëritur votimi./Zeri