Abdixhiku bën thirrje për dalje sa më të madhe në votime

Aktuale November 19, 2017 - 10:47

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri tani sipas informacioneve që kanë nga terreni, procesi i votimeve ka shkuar në rregull.

”Jemi të gëzuar që procesi ka filluar mbarë dhe pa incidente.”, tha ai.

Abdixhiku ka shkruar se e mirëpresin gatishmërinë e policisë dhe prokurorisë.

”Procesi ka shkuar në rregull deri tani, e mirëpresim gatishmërinë e policisë dhe prokurorisë.”, shtoi Abdixhiku.

Në fund ai ka bërë thirrje për dalje sa më të madhe në votime, duke bërë kështu të ditur edhe oraret kur do të votojë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, si dhe kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave që kanë shkuar në balotazh.

Ndryshe LDK garon për kryetar në këto komuna: Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Istog, Suharekë, Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri, Obiliq, Dragash