DnV raporton parregullsitë e para

Aktuale November 19, 2017 - 10:08

Në konferencën e parë për media e Demokracisë në Veprim,  u tha se në disa komuna  ku po zhvillohet gara e balotazhit  ka pasur vonesa të hapjes së qendrave të vendvotimeve, për shkak që janë vonuar disa nga komisionarët, shkruan zeri.info. 

Albert Krasniqi nga DnV, gjithashtu tha se janë raportuar edhe për persona të paautorizuar  që kanë qenë në disa qendra të votimit, në Prishtinë, Mitrovice si dhe në Gjilan. 

Krasniqi tha se janë evidentuar edhe mungesë të materialeve prej 3.4% në të gjitha vendvotimet. 

Këtu prinë Komuna e Gjilanit dhe Mitrovicës me 8 vendvotime. Klinë dhe Prishtinë me 7 vendvotime dhe Gjakovë në 6 vendvotime. Në 10 vendvotime në nivel të vendit, vëzhguesit tanë kanë raportuar për prani të më pak se 3 komisionarëve në vendvotim, ngjarje e cila është e ndaluar”, shtoi Krasniqi. 

Është raportuar edhe për persona që kanë votuar jashtë kabinës së votimi, përcjellë zeri.info. 

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ku është raportuar një numër i madh i pranisë së personave të paautorizuar në vendvotim, kësaj here DnV raporton 44 raste nga të gjitha vendvotimet.