Engel: SHBA do të jetë gjithmonë këtu për Kosovën

Aktuale November 19, 2017 - 09:56

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel në një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shprehu kënaqësinë e tij që shteti i Kosovës, siç thotë ai është duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike, transmeton “Zeri.info”.

"Është kënaqësi të jem në Kosovë sot dhe është mirë që shoh shenjën Republika e Kosovës, dhe po shoh zgjedhjet demokratike", tha Engel.

Ai tha gjithashtu se do të bëjë çdo gjë që shtetet tona te vazhdojnë bashkëpunimin, si dhe bëri të qartë që Kosova vazhdimisht do këtë përkrahjen e SHBA-vë dhe të tij veçanërisht.

Engel gjithashtu përgëzoj KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve dhe ftoi të gjithë qytetarët qe të japin votën e tyre.

" Ju përgëzoj të gjithë për organizimin e zgjedhjeve. Ju sot keni mundësinë që zëri juaj të dëgjohet dhe të votimi, sepse vota juaj është edhe detyrim dhe obligim", tha ai.

"Mund të llogaritni në mbështetjen time sepse isha këtu edhe para pavarësisë dhe jam edhe pas duke e parë zhvillimin tuaj, e di që do keni zgjedhje të mira dhe demokratike", tha kongresmeni amerikan.

Ndërsa Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e falënderoj Engel për bashkëpunim dhe tha se ndjehet e nderuar nga vizita e tij.

"KQZ është këtu që të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike", tha Daka duke ju drejtuar kongresmentit amerikan Engel./ZERI/