Engel kujton momentet kur autoritetet serbe nuk i kanë lënë të futen në Kosovë

Aktuale November 19, 2017 - 09:49

Kongresmeni amerikan dhe miku i madh i Kosovës, Eliot Engel ka vizituar organizatën Demokracia në Veprim me këtë rast ai dha edhe një deklaratë për media. Engel është shprehur i gëzuar që po e viziton Kosovën e lirë dhe të pavaruar.

Ai ka kujtuar vitin 1996 kur autoritetet serbe nuk i kanë lënë të futen në Kosovë. Ai është shprehur i lumtur që zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë demokratike, ndërsa thotë se Kosova do të jetë anëtare e Unionit Europian dhe NATO-s.

“E kam thënë që kosova do të jetë vend i lirë i pavarur dhe demokratik. Nee kemi të provuar 1996 dhe Millosheviqi ka kontrolluar të gjithë vendin, autoritetet serbe nuk më kanë lënë të hyjnë në Kosovë”, tha Engel.

“Jam posaqërisht i lumtur dhe krenar që Kosova e ka partneritet të mirë me shtetet e Amerikës. Ta dini që SHBA-ja do të jetë gjithmonë këtu dhe unë personalisht do ta bëjë të njejtën gjë”, shtoi ai.

Tutje ai u shpreh se ndihet i emocionuar qe po sheh se zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe demokratike dhe këtë lluks nuk e kanë të gjitha shtetet.

“Unë i gëzohem faktit kur kosova do të jetë anëtare e unionit Evropian dhe e NATO-s. Kosova është shtëpia ime e dytë”, përfundoi ai.

Engel ka mbërritur dje në Kosovë, ndërsa do të qëndroje në vizitë disa ditore ku edhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit.