'Serbia ta njohë Kosovën – më pas dy shtetet të bashkohen'

Aktuale November 18, 2017 - 09:13

Për t’i përmirësuar raportet në mes Kosovës e Serbisë vazhdimisht jepen modele të ndryshme, por një ide e padëgjuar më parë ka ardhur nga profesori serb, Vladan Kutlesiq.

Kutlesiq ka propozuar që Kosova fillimisht të njihet si shtet, ndërsa më pas Serbia bashkë me Kosovën, si dy shtete që e njohin njëra tjetrën të bashkon në një union.

“Propozimi im supozon që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, por më pas të bëhet një bashkim institucional, duke pasur bashkim doganor të përbashkët, treg unifikuar dhe një politikë të vetme unitare”, deklaroi Kutlesiq për gazetën serbe Blic, njofton Klan Kosova.