Zbulohet arsyeja pse Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë, ja deklarata e Prokurorisë

Aktuale November 17, 2017 - 23:00

Prokuroria ka reaguar pas lajmit të raportuar nga “Top Channel” që ish-ministri Saimir Tahiri është larguar për në Gjermani.

Organi i akuzës zbulon se ish-ministri nën hetim për trafik droge ndodhet në Gjermani për të vizituar një të afërm në spital. Po sipas Prokurorisë, Tahiri nuk ka ndalim të dalë jashtë shtetit.

Largimi i tij ka ngjallur shumë debate, por burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se për sa kohë çdo masë u rrëzua edhe bllokimi i pasaportës ishte i pakuptimtë. Organi i akuzës ka theksuar më herët se autorizimi për arrestimin e Tahirit ishte i nevojshëm pasi duke qenë i lirë ai mund të ndikojë provat dhe dëshmitaret.