Spitali Amerikan organizon për herë të tretë Kongresin Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor

Aktuale November 17, 2017 - 15:34

Është çelur sot me sukses në Tiranë, Kongresi i 3-të Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor “Inovacione në Mjekësi”.
Më një pjesëmarrje masive të mjekeve, infermiereve, studenteve, farmacisteve dhe stomatologëve nga vendi dhe diaspora; figura mjekësh të shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kanë vulosur sot për të tretin vit radhazi suksesin e padiskutuar të eventit më të madh mjekësor në Shqipëri.

Eventi u përshëndet me entuziazëm nga Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, e cila veçoi edhe njëherë rendësin e veçantë dhe punën kolosale qe ky kongres mbart dhe përçon për të gjithë profesionistet e mjekësisë shqiptarë dhe të huaj, duke siguruar kështu shërbimin me cilësor, efektivitetin dhe plotësimin e nevojave jo më bazike por më specifike të mjekësisë moderne në vend.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj , profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi do te prezantoje 20 seksione shkencore klinike, 3 workshope dhe 2 Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët. Për 3 ditë me radhë Shqipëria do të kthehet në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.

Bëhuni pjese e tij.

Image

Image

Image

Image