Serbia ia 'bën gjyqin' Izetbegoviqit, paralajmërohen masa për shkak se kërkoi njohjen e Kosovës

Aktuale November 16, 2017 - 16:46

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se deklarata e anëtarit boshnjak të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq nuk ka qenë fare në raport të fqinjësisë së mirë.

Stefanoviq e ka thënë këtë pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare, i cili është thirrur për shkak të situatës në rajon, Kosovë, respektivisht pas intervistës së Izetbegoviqit për DË ku ai thotë se Bosnja duhet ta njoh shtetin e pavarur të Kosovës.

“Serbia vazhdon ta ruaj integritetin e vet territorial, luftojmë për vendin tonë, ashtu siç kemi luftuar në Interpol, të gjitha interpretimet tjera janë qëllimkëqija”, ka thënë Stefanoviq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, deklarata e Izetbegoviqit “nuk është e fiqnjësisë së mirë”, por nuk ka dashur të flas për masat që do të ndërmerr Serbia, respektivisht për “taktikën dhe strategjinë”.

“I kemi analizuar të gjitha, e kemi kuptuar plotësisht mesazhin dhe nuk e kemi përjetuar atë si mesazh i fqinjësisë së mirë”, ka thënë Steafanoq pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare.

“Kjo është hera e parë që njëri nga zyrtarët më të lartë të shtetit fqinj thekson dëshirën për shpërbërjen e vendit tonë, ka thënë ai.

“Është mesazh shumë i keq politik, politike është në secilin rast”, ka shtuar ai.

Sipas tij, deklaratat e Izetbegoviqit tregojnë qëllimin e sinqertë të njërit nga bartësit kryesor të pushtetit në Bosnje dhe se çfarë dëshiron ai. “Ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme dhe të lejueshme, pasi që bëhet fjalë për sigurinë tonë”, ka vazhduar Stefanoviq.