Hoxha flet për vizat: Sa më shpejtë që ratifikohet Demarkacioni, aq më mirë

Aktuale November 16, 2017 - 15:15

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurta Hoxha nuk ka treguar se çfarë mund të ndodh me çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën, nëse ratifikimi i Demarkacionit më Malin e Zi, si kusht kryesorë nga BE për heqjen e regjimit të vizave, nuk përfundon në muajt e parë të vitit 2018.

Ajo, po ashtu nuk ka përmendur nëse ekziston ndonjë afat kohor për ratifikim e kësaj marrëveshje, që kosovarëve t’u hiqen vizat gjatë vitit të ardhshëm.

Por, Hoxha në një intervistë për lajmi.net ka thënë se më shpejtë që të ratifikohet kjo marrëveshje, aq më mirë do të jetë sa i përket liberalizmit të vizave.

Drejtuesja e digasterit qeveritarë, që udhëheq me proceset e integrimeve evropiane ka folur edhe për raportin e ardhshëm të Komisionit Europian, që do të publikohet në prill të vitit 2018.

Ajo ka thënë se presin që raporti të vlerësojë përparimet që janë bërë nga të gjetura e raportit të fundit, duke përfshirë edhe organizmin e zgjedhjeve fer e demokratike të 11 qershorit.

Hoxha ka folur edhe për zbatimin e kritereve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, ku ka pranuar se në këtë aspekt deri tani ka pasur ngecje, por që sipas saj, pas formimit të Qeverisë së re, gjërat kanë ndryshuar në këtë aspekt.