Arifi konfirmon nëse Haradinaj do të takohet me Bërnabiqin në Bruksel

Aktuale November 16, 2017 - 13:37

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Bruksel, në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE, atje është edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tashmë ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të BE-së.

Ndonëse të dy në një vend, a mund të ketë një takim mes Haradinajt dhe Bërnabiqit? Shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë për lajmi.net se kryeministri Haradinaj nuk do të takohet me kryeministren serbe.

“Jo, kryeministri Haradinaj nuk ka takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se në këtë takim pritet të diskutohen çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe procesi i harmonizimit të politikave dhe legjislacionit me BE-në.