“NATO e nevojshme për sigurinë e serbëve në Kosovë”

Aktuale November 15, 2017 - 11:49

Miroslav Lazanski, analist ushtarak i gazetës serbe “Politika” Mirosllav Lazanski, komentator ushtarak i të përditshmes serbe “Politika”, thotë se nuk ka parë ndonjë deklaratë, as edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, se Serbia duhet të hyjë në NATO, por thekson se bashkëpunimi me këtë aleancë ushtarake është i nevojshëm për shkak të sigurisë së serbëve në Kosovë.

“NATO është, në njëfarë mënyre, kujdestari i një niveli të caktuar të sigurisë serbe në Kosovë. Ne duhet të bashkëpunojmë me NATO-n, nëse ata duan apo jo, sepse në provincën jugore serbe ekziston një garanci se nuk do të ketë dhunë, të paktën jo të hapur dhe masive ndaj serbëve” ëka deklaruar ai për Televizionin Pink, transmeton Klan Kosova.