Vlora Çitaku, ambasadorja burrëreshë e Kosovës

Aktuale November 15, 2017 - 11:09

Ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shumëkush po e cilëson si një burrëreshë të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Kjo për faktin se ambasadorja Çitaku në çdo mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara po ia bën me dije Serbisë, e në veçanti përfaqësuesit të saj në KS të OKB-së, Ivia Daçiq, që Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe sovran.

Një gjë tillë ndodhi edhe mbrëmë ku ambasadorja Çitaku i tha Daçiqit që, “Historia nuk kthehet prapa, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan “Zeri”.

Pavarësisht se shtetet të cilat e përkrahin Serbinë siç janë Rusia,Spanja e të tjera vende, ambasadorja Çitaku në çdo mbledhje të KS të OKB-së, ua ripërsërit të gjithëve këtë fakt.

Madje, në shumë raste ambasadorja Çitaku, e ka kundërshtuar shumë ashpër Daçiqin në lidhje me shpifjet e tij për Kosovën. /ZËRI/