Gjilan: “Ushtari i panjohur” kreu krime ndaj shqiptarëve

Aktuale November 15, 2017 - 11:03

Vendimin e Komunës së Gjilanit që shtatoren e Idriz Seferit ta vendosin në vendin ku deri më tani ka qenë e vendosur shtatorja e ashtu quajtur “Ushtar i panjohur” po vlerësohet si shumë i qëlluar.

Drejtori i Fondacionit “Idriz Seferi” Sabri Kadriu tha për Tribuna Channel se shtatorja e kaluar nuk ka qenë simbolik e një luftëtari për lirinë e Kosovës, por një partizan që ka kryer krime ndaj shqiptarëve.

Prandaj, sipas tij kjo Komuna e Gjilanit ka bërë mirë që më në fund vendin kryesor në këtë komunë po e ndajnë për një figurë si Idriz Seferi.

Se shtatorja e kaluar ka qenë simbolik e masakrave ndaj shqiptarëve nga partizanët, po e thotë Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim të trashëgimisë kulturore në Gjilan.

Ai për Tribuna Channel shtoi se fakt për një gjë të tillë është koha e vendosjes së saj, e bërë në kohën e pushtetit të Rankoviqit në Kosovë.