Politikani nga Bosnja: Kemi pozicion të qartë në marrëdhëniet me Kosovën

Aktuale November 14, 2017 - 19:17

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviq ka thënë se ky shtet do ta orientojë politikën ndërkombëtare në atë rrugë e cila nuk do të ndikojë në rrezikimin e marrëdhënieve me fqinjët.

Çoviq ka thënë se ata do ta përdorin të njëjtën rrugë të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Ne kemi një pozicion të qartë përballë Kosovës”.

“Marrëdhëniet me Kosovën do të jenë aso çfarë ne do t’i harmonizojmë me miqtë tanë”, ka thënë Çoviq.

Këto deklarime të tij janë bërë në Saravejë, pas raportimeve se kanë shtuar retorikën e marrëdhënieve me Serbinë pas interpretimeve të ndryshme të anëtarit tjetër të presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbekoviq.