Aktuale

Zvicra vazhdon të mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit

Zvicra vazhdon të mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit
14 nëntor 2017 • 19 : 08

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebert, me të cilin kanë diskutuar për prioritetet në sektorin e drejtësisë, reformat në fushën legjislative, me theks të veçantë në avancimin e kornizës ligjore në fushën penale dhe civile.

Tahiri, sipas njoftimit, ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, krahas pritjeve të qytetarëve dhe modeleve më të avancuara demokratike.

“Gjithashtu ministri Tahiri e njoftoi ambasadorin Lebert për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Në njoftim theksohet po ashtu se ambasadori Jean-Hubert Lebert ka potencuar edhe njëherë mbështetjen e shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim bilateral.

 

© zëri.info