Vjen goditja e parë për zëvendësministrin e ri nga Ramiz Lladrovci

Aktuale November 14, 2017 - 15:47

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar emërimin e Isa Xhemajlit zëvendësministër të Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se ky emërim nënkupton si shpërblim për të dështuarin.

“Emërimi është sipas parimit “shpërble të dështuarit”, të instaluar në praktikën e re politike të Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

Ai ma tutje ka treguar se kundërkandidati i tij nuk e ka uruar fare pasi është shpallur fitues i zgjedhjeve.

“Është mirë për komunën tonë të Drenasit me pas bartës të përgjegjësive në nivel qendror, edhe ministra edhe zëvendës ministra, i uroj sukses gjithsesi. E uroj edhe pse ai s' më ka uruar në krye të komunës”, ka treguar Lladrovci. 

Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajli nga NISMA kanë qenë në për kryetar të Drenasit, te cilën e ka fituar Lladrovci me shumicë të votave.