Pas presioneve reagon Izetbegoviq: Nuk kam thënë se do ta njohim Kosovën

Aktuale November 14, 2017 - 15:19

Deklarata e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, se vendi i tij duhet ta njohë Republikën e Kosovës s’po del të jetë krejtësisht i vërtetë.

Kështu të paktën thuhet në një reagim të Izetbegoviqit bërë për mediet boshnjake.

Ai ka thënë se intervista për agjencinë gjermane “Deutsche Welle” është shtrembëruar nga portali “Tanjug”, i cili, sipas tij, citoi gabimisht dhe e nxori jashtë kontekstit dhe të njëanshëm.

“Ky medium ka shtrembëruar thelbin e deklaratës”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Kabineti i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç.

Tutje, në reagim thuhet se në vend që të korrigjohet ky “lajmin i rremë” që ata kanë postuar, Tanjug vazhdoi të mashtronte publikun, të nxjerrë fakte dhe të bënte gënjeshtra të reja, transmeton Indeksonline.

Presidenca sqaron se qëllimi i këtij mediumi është që të keqësojë marrëdhëniet midis Bosnjës e Hercegovinës me Serbinë. Pra, për të hedhur një hije dhe atmosferë të keqe në prag të vizitës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës në Beograd”, përfundon deklarata.

Ndryshe, e përditshmja gjermane “Deutsche Welle citoi se Izetbegoviqi deklaroi se “Kosova deri më tani duhet të njihet por se ajo kërkon një konsensus në nivel shtetëror”.

I pyetur për “po” ose “jo” për të përgjigjur nëse BH-ja do ta njohë në një moment Republikën e Kosovës, Izetbegoviç tha: “Unë shpresoj kështu”.