Aktuale

Fungo: Gjendja e sigurisë në Kosovë e qetë

Fungo: Gjendja e sigurisë në Kosovë e qetë
14 nëntor 2017 • 14 : 55 Foto: Driton Bublaku

Komandanti i KFOR-it në largim , gjeneral major Giovani Fungo gjatë një konference të mbajtur për  media, ka shpalosur objektivat që janë arritur gjatë mandatit dhe sigurinë e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Gjendja e sigurisë në Kosovë sipas Fugos është e qetë dhe se nuk sheh kërcënime në aspektin e sigurisë, duke vlerësuar lartë bashkëpunimet me Policinë e Kosovës, Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe EULEX-in.

Situata e sigurisë në Kosovë është mjaft e mirë. Nuk shoh ndonjë kërcënim. Aspektet e sigurisë janë zhvilluar në mënyrë shumë efikase. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe EULEX-in” tha Fungo, raporton “Zëri.info”.

Fugo gjithashtu potencoi se prezenca e KFOR-it në Kosovë është e ndërlidhur me disa kushte.

“Prezenca e KFOR-it nuk është e ndërlidhur me ndonjë periudhë kohore, është e ndërlidhur me disa kushte dhe kur të plotësohen ato kushte KFOR-i do të jetë në gjendje të ndryshoj strukturën”, tha ndër të tjera Fungo.

Ndërkohë, KFOR-i të mërkurën do të mbaj edhe ceremoninë e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim Giovani Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci./Zeri/.

 

Image
Image

© zëri.info