Aktuale

Gjermania ‘godet’ rëndë Serbinë për Kosovën

Gjermania ‘godet’ rëndë Serbinë për Kosovën
12 nëntor 2017 • 21 : 03

Disa vende evropiane mendojnë se Serbia është ‘një krah i zgjatur’ i Rusisë.

Megjithatë, Gjermania shpesh ka qasje të ndryshme ndaj marrëdhënieve me Moskën dhe atyre me Beogradin.

Përderisa social-demokratët kanë gjasa të marrin përsipër departamentin e politikës së jashtme në Berlin, e vështirë do të jetë për Serbinë që të presë lajme të mira nga kryeqyteti gjerman, shkruan ‘Sputnik’.

LEXO EDHE: “Serbia e humbi Kosovën 18 vite më parë”

Mesazhi i ambasadorit gjerman në Serbi, Axel Ditman se kusht për karrige të Serbisë në BE është karrigia për Kosovën në OKB, nuk është surprizë për Vadim Truhaçov, një historian i cili shërben në qendrën humanitare ruse. Sipas tij, kërkesa e Gjermanisë për një karrige për Kosovën në OKB, nuk është ‘thikë e re’ ndaj Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Dhjetë vjet më parë, Berlini mori rolin e një oficeri të policisë në Ballkan i cili duhet ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Nëse Gjermania tërhiqet prej saj, do të thotë që Berlini do ta pranoj se politika e saj pas bashkimit të dy Gjermanive ishte krejtësisht e gabuar. Për të rishikuar këtë politikë nevojiten ndryshime brenda elitave politike gjermane. Kujtojmë se në këtë vend janë të punësuar rreth një milion serb, por kur bëhet fjalë për punë për serbët, Gjermania nuk ka alternativë”, ka thënë analisti rus.

Sipas tij, përderisa në Gjermani udhëheq partia e kancelares, Angela Merkel, ky shtet do të ketë qëndrim pro-shqiptar dhe mbështetje ndaj Kosovës.

“Meqenëse demokratët (partnerët e Merkel) ka të ngjarë të marrin përsipër departamentin e politikës së jashtme është e vështirë për Serbinë të presë një lajm të mirë nga Berlini”, ka përfunduar Truhaçov.

© zëri.info