Pensionistët kërkojnë nga Haradinaj që pensionet t'u ndahen sipas kontributit

Aktuale November 12, 2017 - 18:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetar i Shaban Kajtazi, të cilët e uruan atë për përgjegjësitë e reja.

Haradinaj shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton që të sigurohet përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës dhe që të rritet mirëqenia e tyre, sepse sipas tij, shoqëria kosovare këtë temë e ka vonuar shumë.

LEXO EDHE: Haradinaj takoi përfaqësuesit e të burgosurve politikë

Pensionistët dhe invalidët e punës kërkuan që të ndryshohet Ligji për pensionistët dhe të ndahen pensionet sipas kontributdhënies.