Videoja që dëshmon për dështimet e Shpend Ahmetit në kryeqytet

Aktuale November 12, 2017 - 13:57

Në prag të balotazhit në Prishtinë, në rrjetet sociale janë duke qarkulluar disa video të cilat flasin për punën e kreut aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Derisa Ahmeti në balotazhin e 19 nëntorit po e synon mandatin e dytë për Prishtinën, qytetarët po ia kujtojnë atij premtimet e bëra në mandatin e parë e të cilat sipas tyre ende nuk janë realizuar.

Në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, janë analizuar premtimet e Ahmetit në të cilat flitet për rrugët e prishura, komunikacionin e ngarkuar, ajrin e ndotur, bërllokun, qentë endacakë në kryeqytet, e disa premtime të tjera të cilat Ahmeti premtoi që në mandatin e tij qeverisës do t’i zgjidhte.

Kreu aktual i kryeqendrës Shpend Ahmeti në balotazhin e zgjedhjeve që do të mbahen sot një javë do të garojë me kandidatin nga radhët e LDK’së për Prishtinën Arban Abrashin.